NBA, James dhe Harden jashtë forme, humbasin Cavs dhe Rockets
Pëlqej
Forma e dobët e LeBron James u reflektua drejtpërdrejt në rezultat negative për Cleveland Cavaliers, që u mposht 123 – 101 nga New Orleans Pelicans në “Smoothie King Center”. 3 fitore dhe po kaq humbje në 6 takimet e para të sezonit të rregullt, ecuri që, gjithsesi, nuk e tremb “Mbretin” James, cili u shpreh në fund të përballjes se në të ardhmen nuk do të ketë më rezultate të tilla. Vetëm 18 pikë realizoi “ylli” i Cavs përballë Pelicans, në radhët e të cilëve spikatën Davis, Cousins dhe Holiday, që realizanun respektivisht 30, 29 dhe po 29 pikë.

Paraqitje shumë e dobët e Chicago Bulls në “United Center” përballë Oklahoma City Thunder. “Demat” realizuan në total vetëm 69 pikë, ndërsa për Thunder më i miri mbi parket rezultoi Anthony me 21 pikë, 2 asiste dhe 5 rikuprime.

Nuk ndalet Boston Celtics, që sigloi fitoren e katërt radhazi në parketin e Miami Heat. Irving ishte “motori” i Celtics, me 24 pikë, ndërsa për Miamin nuk mjaftoi Dragic, që u ndal në kuotën e 22 pikëve.

Vazhdon të befasojë në Konferencën e Perëndimit Memphis Grizzlies, që triumfoi 103 – 83 ndaj Houston Rockets. Parson me 24 pikë ishte më i miri për vendasit, ndërsa James Harden u ndal në 20 pikë, 8 asite dhe 4 rikuperime, pa mundur të bëjë më shumë për Houstonin.

takimet e tjera të mbrëmjes, Dallas Mavericks u mposht me dy pikë diferencë 110 – 112 nga Philadelphia 76ers, Utah Jazz kaloi 96 – 81 Los Angeles Lakers, Portland Trail Blazers iu imponua 114 – 107 Phoenix Suns, ndërsa Los Angeles Clippers u ndal 97 – 95 nga Detroit Pistons. /Albeu.com/





New Orleans-Cleveland 123-101

Miami-Boston 90-96

Memphis-Houston 103-89

Chicago-Oklahoma City 69-101

Dallas-Philadelphia 110-112

Utah-L.A. Lakers 96-81

Portland-Phoenix 114-107

L.A. Clippers-Detroit 87-95
Shtuar më 29/10/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori