NBA, jo shumë surpriza
Los Anxhelos Lejkërs pëson humbjen e tetë në 11 ndeshje jashtë fushe. Skuadra kaliforniane u dorëzua me shifrat 96-87 përballë Utah Xhez. Çikago përballë Miluokit 113-90. Rouz e Deng udhëhoqën Bulls-at drejt një fitoreje të lehtë: 26 pikë dhe 13 asist për të parin dhe 21 pikë për të dytin, i rikthyer në parket pas mungesës prej 7 ndeshjesh.

Nju Jork Niks triumfoi 99-92 në derbin përballë Nju Xhërsit, ndërsa protagonisti surprizë I ndeshjes ishte Xheremi Lin, që realizoi 25 pikë për nju-jorkezët në “Madison Square Garden”. Në sfidat e tjera, Los Anxhelos Klipërs fitojnë 107-81 me Uashingtonin, Filadelfia mposht 98-87 Atlantën, Orlando (85-81) me Indianën, Detroit (98-87) me Nju Orlins, Feniks (95-89) me Sharlotën, Minezota (100-91) me Hjuston, Portland (117-97) me Denver dhe Sakramento (114-106) me Golden Stejt. Kampionët në fuqi, Dallas Maveriks, thyen 91-88 në fushën e Klivland. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2012, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori