NBA, pas faullit nis grushti (VIDEO)
Brooklyn Nets fluturon me suksesin e 9 në 11 ndeshje në NBA. Pasi mposhtën Knicksat e New York, Netsat morrën një tjetër sukses në Boston në shifrat 95-83 duke bërë bis ndaj Celtic që i kishin mposhtur dhe dy javë më parë. Të parët në NBA për numrin më të vogël të pikëve të pësuara edhe këtë herë lojtarët e Brooklyn ia dolën të mos iu lejojnë shënimin e më shumë se 83 pikëve të zotëve të shtëpisë që në kohët e fundit kisghin spikatur për aftësinë realizuese.

Peshoi jo pak në garë episodi që morri jetë 30 sekonda para se të përfundonte pjkesa e parë, kur një faull i Humphries mbi topin e Garnet bëri të shpërthejë një sherr mes lojtarëve.

Pas monitorimit të sekuencave filmike gjqytarët vendosën që përveç shtatlartit të Broklyn të përjashtonin dhe Wallace dhe Rondon që e ndërpreu në këtë mënyrë në shifrën 37 serinë e garave ku jepte më shumë se 10 asiste e cila zgjaste prej marsit të kaluar.

Pasi humbi shkëndijën e sulmit Bostoni e mbylli ndeshjen praktikisht pa gjuajtje për tre pikë, ndërsa Borrklyn e kishte të lehtë të menaxhonte avantazhin e krijuar duke e mbyllur ndeshjen me 12 pikë më shumë se kundërshtarët. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2012, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori