NBA, Raptors dhurojnë spektakël, Houstonit nuk i mjaftuan 38 pikët e Hardenit
Pëlqej
Toronto Raptors tregon muskujt ndaj Houston Rockets brenda në “Toyota Center”, duke i shkaktuar një humbje të rëndë James Hardenit me shokë, 113 – 129. Të dyja skuadrat i kushtuan më shumë rëndësi fazës sulmuese, duke dhuruar spektakël për të pranishmit. James Harden shënoi shifra stratosferike (38 pikë, 11 asist dhe 6 topakontrolluar në tabelë), por që nuk mjaftuan për të siguruar fitoren e 12-të në sezonin e rregullt. E pabesueshme ajo që ndodhi në periodën e dytë, me skuadrëm e Mike D’Antonit që u ndëshkua me plot 45 pikë. Për kanadezët spikati DeRozan, i cili shënoi 27 pikë, 5 asist dhe 6 rikuperime.

Nuk di të ndalet Boston Celtics, që siguroi fitoren e 13 në sezonin e rregullt ndaj Brooklyn Nets 102 – 109, duke blinduar kryesimin në Konferencën e Lindjes. Kyrie Irving, që u rikthye me maskë mbrojtëse në parektin e “Barclays Center”, për shkak të një frakture në fytyrë, ishte më i miri në këtë përballje me 25 pikë, 5 asist dhe 3 rikuperime, ndërsa Marc Morris shtoi edhe 20 pikë të tjera për Celtics.

Vazhdon forma e dobët e Dallas Mavericks, që u mposht 91 – 97 nga San Antonio Spurs. Aldridge, i cili ka lindur në Dallas, shfaqi formën e tij më të mirë sezonale, duke shënuar 32 pikë, dhënë 4 asist dhe kontrolluar 5 topa për Spurs-at. Mavericks e humbën kryesimin në fund të pjesës së parë, pa mundur që ta kthenin rezultatin, edhe pse kishin mbështetjet e publikut vendas. /Albeu.com/
Shtuar më 15/11/2017, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori