Ndahet nga jeta ish-futbollisti i famshëm Vasillaq Zëri
Vasillaq Zëri, ish-futbollisti i famshëm i Dinamos dhe kombëtares shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Zëri vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka qenë "Nderi i Futbollit Shqiptar|", titull i dhënë nga FSHF-ja.

Karrierën ai e filloi në moshë të re për tri vite me "Shkëndijën" (1970-1973) dhe 21 vjeç titullar me Dinamon (73/74–83/84).

Produkt i shkollës së parë të futbollit, i transferuar te Dinamo, Zëri është vlerësuar si një ndër futbollistët me një arsenal unik, shumë të madh teknik, aftësi të rralla dribluese, me veprime magjike në zona të ngushta. I paparashikueshëm, një lojë plot art e fantazi.
Shtuar më 25/01/2019, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori