Ndahet nga jeta ish-kampioni i botës me kombëtaren e Anglisë
Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare ish-kampioni i botës me kombëtaren e Anglisë, Martin Peters.

Peters ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke fjetur. Familja e e të ndjerit dha lajmin e dhimbshëm për të gjithë botën.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë se Martini vdiq qetësisht në gjumë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe një njeri i sjellshëm dhe xhentil, jemi të dëshpëruar nga largimi i tij nga kjo jetë, por tepër krenarë për ato çfarë arriti dhe për kujtimet që dha.

Nuk mund të japim informacion më tepër për ruajtje të privacisë", shkruhet në komunikatën e familjes Peters.

Peters spikati në vitet 60’ në Angli dhe Europë me ekipin e West Hamit. Ai shënoi golin e dytë në finalen historike të Kupës së Botës në Wembli kundër Gjermanisë Perëndimore, e cila u fitua me rezultatin 4-2 nga "Tre Luanët".

Me klubin e West Hamit fitoi Kupën e Kupave në vitin 1965. Ai luajti në ekip me kapitenin legjendar Bobi Mur dhe sulmuesin Xheof Hërst, i cili realizoi tripletë në finalen e 1966.



Shtuar më 21/12/2019, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori