Ndahet nga jeta legjenda e Chelseat
Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare legjenda e Chelseat, Ray Wilkins, pasi prej një kohe të gjatë ai ishte në gjendje koma.


Sipas The Sun, javën e kaluar ai u dërgua me urgjencë për në spital pasi ra me kokë në shkallët e shtëpisë së tij në Cobham për shkak të një sulmi në zemër.

Wilkins ka veshur fanellat e klubeve të mëdha evropiane si: Chelsea, Manchester United, Milan, PSG dhe QPR, por shkëlqimin e tij ku u mbajt mend e pati me londinezët ku në 179 ndeshje shënoi 30 gola, aq sa nuk i shonoi në gjithë pjesën tjetër të karrierës. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori