Ndahet nga jeta sulmuesi i akademisë së Atletikos (FOTO LAJM)

Klubi i Atletiko Madrid është dashur të përballet me një lajm mjaft të dhimbshëm. Kristian Minkola, lojtar i akademisë së klubit madrilen mësohet se ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi në faqen e tyre zyrtare në “Twitter”, ku ka shprehur edhe ngushëllimin për familjen e Kristian.

Zyrtarë të lartë të klubit si dhe trajneri Simeone i janë bashkuar dhimbjeve të familjes dhe kanë shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen për largimin e parakohshëm nga jeta të sulmuesit të ri. Në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje akoma nuk ka informacion, por çdo gjë pritet të zbardhet në oërt e ardhshme.

Minkola ishte vetëm 14 vjeç dhe i është bashkuar akademisë së Atletikos në vitin 2013. Ai luante si sulmues dhe ishte pjesë e ekipit të Infantil C, sipas ndarjes, që klubet në Spanjë u bëjnë ekipeve të akademive.
Shtuar më 29/03/2020, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori