Ndahet nga jeta ylli i WWE, mister shkaqet e vdekjes
Në javët e mbetura do të ketë të njëjtën impenjim skuadra apo do t’iu jepet hapësirë lojtarëve më pak të aktivizuar?

Kemi plan që këtë javë, një pjesë të lojtarëve që ndoshta s’kanë pasur hapësirën e duhur, por që kanë qenë pjesë e Partizanit dhe kanë kontribuar edhe ata, besoj do aktivizohen. Impenjimi në stërvitje ka qenë nga të gjithë, përjashto Alban Hoxhën që ka pasur probleme shëndetësore.

Teuta pret një Partizan jo të pamotivuar, por të relaksuar…

Në futboll duhet relaksimi. Kur je nën presion është pjesa negative e medaljes. Në stërvitje po kënaqemi. Në Durrës do shkojmë të luajmë futboll, mos kemi presionin e titullit, e dështimit. Shkojmë përfaqësojmë Partizanin dhe të luajmë me dinjitet. Shumë shpejt do ulemi me presidentin dhe drejtorin të shikojmë për një projekt të ri, pa zbehur vlerat e asnjë lojtari te Partizani. Edhe ata që nuk kanë pasur hapësirat e duhura, do shikojmë të jemi të kujdesshëm t’iu japim shansin, duke filluar edhe që nesër.

A janë këto 3 ndeshje vendimtare për të ardhmen e këtyre lojtarëve?

Jo nuk e përcaktojnë as 3 ndeshje dhe as 2 të ardhmen e lojtarëve. Thjesht është për të krijuar idenë dhe për t’iu dhënë atyre kënaqësinë për të luajtur. Në i kemi pasur gjithë vitin aty. Në qoftë se nuk kanë luajtur, tregon që ka pasur diferenca. Kualiteti është gjëja kryesore në futboll. Kanë pasur kualitet dhe kanë luajtur denjësisht. Ajo pjesë që ka luajtur më shumë, kanë treguar që kanë qenë të denjë. Ora News.

Dëshironi që në fund të kampionatit të thelloni diferencën me vendin e dytë, për të vendosur dhe një rekord në futbollin shqiptar?

Kryesorja u arrit. Unë do kisha dëshira të kishim sa më shumë pikë. Do i marrim ndeshjet me radhë. Me zor presim të luajmë me Kukësin, do jemi pranë festës dhe ngritjes së trofeut. Do t’i marrim ndeshjet me radhë. Kështu duhet të funksionojë. Të bëjmë ata që kemi bërë gjithmonë.



Shtuar më 17/05/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori