Me Italinë na gjykon arbitri që lejoi thirrje raciste ndaj Shqipërisë (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
FIFA ka përcaktuar gjyqtarin që do të vendosë drejtësi për sfidën e së premtes mes Italisë dhe Shqipërisë në Palermo.

Kjo ndeshje është vendosur që të gjykohen nga një treshe sllovene me kryesor Sllavko Vinçiç dhe asistentë Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç.

Vinçiç ka drejtuar edhe në një ndeshje tjetër Shqipërinë, teksa kjo ka ndodhur para rreth gjashtë viteve, në miqësoren e 15 nëntorit 2011 me Maqedoninë, e cila pat përfunduar në barazim pa gola.
Në atë ndeshje ndodhi dhe një episod i rëndë pasi pati thirrje të vazhdueshme raciste anti-shqiptare të bëra nga tifogrupi “Majmunët”.

Edhe pse veprimet raciste janë të ndaluara në futboll, arbitri slloven nuk mori asnjë masë për t’i ndaluar.
Shtuar më 20/03/2017, ora 16:02
Tage: arbitri

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori