Ndaj Rumanisë për "jetë a vdekje", shpërthejnë akuzat ndaj trajnerit
Situata nuk duket aspak e qetë tek Rumania, drejtuesit e së cilës ndodhen përballë akuzave për mënyrën se si e kanë drejtuar ekipin.

Ish sulmuesi Ionel Ganea ka sulmuar trajnerin e kombëtares rumune, Anhel Jordanesku, si të paaftë për të qenë në drejtim të stolit rumun.

“Ai nuk ka qenë aktiv në futboll për 10 vjet, nuk është i përditësuar me atë që ndodh në futbollin modern dhe pasojat po i paguan Kombëtarja rumune.

Gabimi më i madh që është bërë është largimi i Pompili Popesku, ai njeri pati një kontribut të madh në Kombëtaren rumune dhe ishte shumë profesionist”, është shprehur Ganea për “adevarul.ro”.

Ndeshja e radhës e Rumanisë është me Shqipërinë, mbrëmjen e 19 qershorit në Lion. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2016, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori