Sulmuesi i Milanit, Rafael
Leao, nuk e kishte menduar kurrë se do të luante te
Milani në një moshë kaq të re e aq më pak të ishte shok skuadra me Zlatan Ibrahimovicin.
Leao e tha diçka të tillë në një bisedim me tifozët Live në Instagram.
"Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë se në moshën 20-vjeçare do të isha në një klub me kaq shumë
histori dhe që ka fituar 7 Champions League. Të luash me Milanin në moshën time është një krenari e madhe.
"Ibrahimovic? Nëse nuk je i fortë në aspektin psikologjik gjërat mund të bëhen të vështira. Ai ka një personalitet të fortë, ka luajtur me shumë yje të botës dhe ka një
histori të madhe pas vetes.
"Ndryshon shumë nga stërvitja në ndeshje. Zlatan bëhet arrogant, por në aspektin pozitiv, pasi do të fitojë gjithmonë. Mund të më ndihmojë shumë mua, që kur ka ardhur më ka folur e këshilluar shumë. Suedezi më ka dhënë shumë këshilla duke më shtyrë për të dhënë më shumë. Madje mendon se mund të jem pikë referimi te
Milani", tha sulmuesi i ri.
Shtuar më 19/04/2020,
ora 14:14