Ndalen përsëri Liverpooli dhe Arsenali
Pëlqej
Liverpool ka barazuar pa gola me WBA në "Anfield Road", poashtu edhe Arsenali në transfertë me West Hamin në "London Stadium"

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar për të dytën herë radhazi në Premier League, kësaj radhe me WBA me rezultat pa gola 0-0.

Vendësit dominuan lojën nga fillimi e deri në fund, por nuk arritën të shënoni golin e tri pikëve.

Pas kësaj ndeshje Liverpool bie në vendin e pestë më 31 pikë, 18 më pak se sa Manchester City në vendin e parë.

Në Barazim ka përfunduar edhe ndeshja tjetër ndërmjet West Hamit dhe Arsenalit 0-0.

Pas këtij barazmi, Arsenal renditet në vendin e shtatë më 30 pikë, 19 më pak se City në vendin e parë dhe një më pak se sa Tottenham në vendin e katërt. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 23:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori