Ndalen Vllaznia dhe Tirana, triumfon Laçi
superliga shqiptare
Laçi mposht në shtëpi Apoloninë 1-0, Vllaznia barazon në transfertën e Beratit 2-2, ndërsa Tirana ndalet në barazim pa gola në shtëpi përballë Kastriotit. Këto janë rezultatet e tre ndeshjeve të orës 14.00 të Superligës shqiptare, të cilat sapo kanë përfunduar.

Me këto rezultate Tirana shkon në kuotën e 13 pikëve në vend të tretë ndërsa shkodranët shkojnë 12 pikë. Laçi ngjitet në vend të 5-të me 11 pikë po aq sa edhe Kukësi, ndërsa krutanët shkojnë 9 pikë. Mbyllin tabelën Apolonia 3 pikë dhe Tomorri 2 pikë.

Në orën 17.00 në Niko Dovana të Durrësit luhet supersfisda e javës Teuta-Skënderbeu. /albeu.com/

LAÇI-APOLONIA 1-0
Golat: Emurllai 42′
Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Agaraj, E.Deraj (Tiranë)

TOMORI-VLLAZNIA 2-2
Golat: Ofeje 51′, Hysko 90+1′ / Hysa 1′, Smalji 48′ (pen)
Gjyqtarë: L.Jemini, R.Avdo, D.Myftari (Tiranë)

TIRANA-KASTRIOTI 0-0
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.preca, E.Ganxhi (Elbasan)


Shtuar më 21/10/2012, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori