Ndalet Solskjaer, vetëm barazim ndaj Burnleyt (VIDEO)
Manchester United nuk ka arritur ta marrë fitoren e nëntë me radhë pasi që ka barazuar me skuadrën e Burnley në Old Trafford.
Ole Gunnar Solskjaer me në fund e ka shijuar barazimin pas tetë fitoreve rresht.

Pjesa e parë përfundojë pa gola me United të cilët kishin raste më të mëdha shënimi se Burnley.

Por në pjesën e dytë, Burnley ishin më të mirë dhe arritën që të shënojnë në minutën e 51-të me anë të Ashley Barnes.

Gjërat vështirësohen edhe më shumë për United pasi që ata pësojnë golin e dytë në minutën e 81-të.

Këtë herë ishte Chris Wood që i dyfishoi rezultatin për miqtë.

Megjithatë Manchester United vazhdoj presionin dhe arriti të goli i parë në minutën e 87' ku nga penalltia shënoi Paul Pogba.

Rezultati u barazua në minutën e dytë shtesë të takimit, pasi ishte mbrojtësi Lindelog që ia siguron një pikë Djajve të Kuq që janë në luftë për top 4 në Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori