Ndalon lojën për dëmtim, më pas bën një veprim të turpshëm (VIDEO)
Mbrojtësi i Ajax-it Joel Veltman, nuk e di kuptimin e fjalës "Fair Play". Ai është bërë protagonist i një episodi të turpshëm gjatë ndeshjes ndaj Sparta Rotterdam.

Në videon e bërë virale që prej ditës së djeshme, Veltman merr topin dhe duket sikur e ndalon lojën kur i bën me shenjë kundërshtarit të tij që të ndalë pasi bashkë-lojtari shoku i skuadrës i Ajax-it Bertrand Traore ndodhet në tokë i lënduar.

Dhe në momentin që kundërshtari ktheu kokën, Veltman vazhdoi aksionin duke krosuar në zonë. Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të Ajaxit.
Shtuar më 13/02/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori