E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Ndërhyrje brutale, arbitri fal Taulant Xhakën (VIDEO)
Ditën e sotme ndeshja midis skuadrës së Luzernit dhe Bazelit përfundoi në shifrat e barabarta 1 me 1. Një ndeshje e mbushur me tension ku pas 95 minutave gjakrat u qetësuan.

Ndërsa protagonist në këtë ndeshje ishte dhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka i cili në minutën e 37-të bëri nhë ndërhyrje që mund të ndëshkohej me karton të kuq.

Ai u gjend përballë lojtarit Demhasaj i cili ishte shumë më i shpejtë dhe mund të shënonte një gol për skuadrën e tij. Por Xhaka e ka tërhequr nga fanella, por për fat edhe pas protestave të shumta të lojtarëve kundërshtarë, arbitri i nxori vetëm kartonin e verdhë.
Shtuar më 25/11/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori