Ndërhyrje brutale, Migjen Basha bën për spital futbollistin serb (VIDEO)
Kanë mjaftuar 11 minuta lojë që Migjen Basha të marrë direkt karton të kuq në sfidën që Arisi barazoi 1-1 me Panionios, për javën e 21-të të kampionatit grek, duke i lënë kështu të tijtë me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Basha ka ndërhyrë ashpër ndaj lojtarit serb, Novica Maksimovic, duke e goditur me takë drejt e në këmbë.

Për shkak të asaj ndërhyrje, mesfushori serb nuk mundi të vazhdojë lojën dhe u detyrua të zëvendësohet.

Sido që të jetë, Arisi mori një pikë në këtë takim edhe me një lojtar më pak, ndoshta me Bashën në fushën gjërat do të kishin shkuar edhe më mirë për skuadrën vendase. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori