Ndërhyrje brutale ndaj futbollistit serb, Migjen Basha dënohet nga klubi i tij
Migjen Basha në ndeshjen e së dielës kundër Panioniosit është ndëshkuar me kartron të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë që ka bërë kundër kundërshtarit të tij me kombësi serbe.

Një karton i kuq nuk ishte i mjaftueshëm për të dënuar mesfushorin shqiptar, i cili sot kaloi nga zyrat e Arisit të Selanikut ku kërkoj ndjesë dhe u njoh me gjobën e tij.

Sipas “gazzetta.gr” vlera e gjobës nuk dihet ende dhe pritet të ngelet mes klubit dhe lojtarit. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori