Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Nderpriten negociatat mes Barcelones dhe Xavit
Pëlqej
Albeu.com
Mediat angleze kanë bërë të ditur se dy ekipet, Arsenali dhe Liverpooli, janë duke e përcjellë situatën e mesfushorit spanjoll Xavi dhe janë të gatshëm të fillojnë negociata për të angazhuar futbollistin më të mirë të Euro 2008.
Lojtari tashmë ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e klubit për vazhdimin e marrëveshjes, por negociatat janë bllokuar.

Xavi ka marrëveshje e cila skadon në vitin 2010 dhe drejtuesit e klubit në disa raste kanë bërë të ditur se dëshirojnë që lojtari të nënshkruajë marrëveshje jetësore, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Por 28-vjeçari ka një pagë shumë më vogël se ajo e Messi, Henry dhe Puyol dhe dëshiron që kjo situatë të ndryshojë.

“Barcelona mendon se Xavi kurrë nuk do ta lëshojë klubin pasi që është katalanas dhe rrjedh nga shkolla e të rinjve. Por kjo është një qëndrim i rrezikshëm dhe arrogant. Ai është një prej mesfushorëve më të mirë në botë dhe dukshëm Barca nuk e kupton si duhet vlerën e tij”, ka thënë një mik i lojtarit.

Sipas mediave angleze, Arsenali dhe Liverpooli janë duke e përcjellë situatën, dhe janë të gatshëm ta angazhojnë mesfushorin nëse iu jepet rasti.
Shtuar më 01/11/2008, ora 16:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori