E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Ndërron jetë fotografi i njohur sportiv, nuk u ndie mirë pas një gote me ujë (FOTO LAJM)

Ndërron jetë fotografi i njohur sportiv në Itali, Leonardo D’Angelo, që me aparatin e tij Nikon ka bërë të pavdekshme mbi 40 vjet evente të shumta sportive.

Mediat italiane shkruajne se ai vdiq në spital, ku ishte shtruar gjatë natës, pas një dhimbjeje të fortë që pësoi vetëm pak pasi, sic ka treguar gruaja, piu një gotë uji të ftohtë me akull në restorant.

Sipas saj, dhimbja i nisi në stomak, pastaj i mori edhe pjesën e shpinës, pati të vjella dhe probleme të forta më frymëmarrjen dhe në fund arrest kardiak.

Cdo ndihmë që iu dha ishte e kotë. Ndërkohë që pas këshillimit me avokatët e tyre, familja mori vendimin për të ngritur një ankesë dhe të kërkojë hetime për të nxjerrë në dritë të vërtetën e ngjarjes, dhe nëse ka pasur probleme apo pakujdesi gjatë mjekimit.


Shtuar më 21/08/2019, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori