Ndërron jetë në moshën 35 vjeçare ish futbollisti i Aston Villas, Burnley dhe Cardiff
Ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare ish mesfushori i Cardiff City, Peter Whittingham.

Skuadra e Cardiff City, përmes një komunikate ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish anëtarit të tyre, Peter Whittingham.

"Ishte një pikëllim i pafund për që ne duhet të informojmë tifozët se Peter Whittingham ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare", nis komunikata e skuadrës angleze.

Peter Whittingham gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Aston Villas, Burnley, Derby County dhe Blackburn.

Ai ka luajtur vetëm një sezon në Premierligë, duke regjistruar 32 ndeshje.
Shtuar më 19/03/2020, ora 15:33
Boss
e Enjte 19 Mars 2020, Ora 16:22
Po cekeni se pse nderroi jete i ndjeri e mos beni panik ne kete kohe o analfabeta
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori