Ndërron jetë para kohe ish-mbrojtësi i klubit anglez

Ish-futbollisti Goran Bunjevçeviç është ndarë ditën e sotme nga jeta, pasi pësoi një goditje fatale teksa vuante nga zmadhimi i aortës në zemër.

Nga vitet 2001-2006, ai është aktivizuar me skuadrën e Totenhemit në Londër, teksa ka luajtur edhe 51 ndeshje.

Ish-mbrojtësi 45-vjeçar ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Ish-Jugosllavisë, ku ka luajtur edhe 16 takime.

Edhe ekipi britanik shprehu ngushëllimet e veta në Twtitter: “Jemi vërtet të pikëlluar të dëgjojmë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Goran Bunjevçeviç. Mendimet e çdo anëtari të klubit shkojnë me shokët e tij dhe familjen në këtë kohë të vështirë”.
Shtuar më 29/06/2018, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori