Ndeshja e Championsit i kushtoi jetën tifozit, familjarët i kërkojnë shpjegim qeverisë
Vendimi për të lejuar të luhet ndeshja e kthimit të Champions League mes Liverpoolit dhe Atleticos së Madridit duket se i ka kushtuar rëndë një tifozi anglez.

Richard Mison ndërroi jetë nga Koronavirusi dhe familjarët e tij kërkojnë shpjegime nga qeveria angleze për humbjen e jetës së njeriut të tyre të afërm.

“Ai i kaloi pranë tifozëve të Atleticos kur po hynte në stadium dhe qeveria reagoi me vonesë”, u shprehën familjarët e viktimës.

Alarmi ishte dhënë që më përpara kur virusi kishte shpërthyer në Spanjë, por qeveria britanike lejoi zhvillimin e ndeshjes, madje dhe me tifozë, duke bërë që shumë qytetarë britanikë të infektoheshin me Koronavirus.
Shtuar më 02/06/2020, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori