Ndeshja e fundit e Iscos ndaj Verratit, më e mira në karrierën e spanjollit (VIDEO)
Pëlqej
Më 2 shtator të vitit të kaluar 2017, publiku i Bernabeut ishte dëshmitar i njërës nga ndeshjet më të mira në karrierën e Iscos, për të mos thënë më e mira. Nuk ishte me fanellën e Real Madridit, por me atë të kombëtares së Spanjës, ku magjiku Madrilen shkëlqeu në fushë përball Italisë.

Me një dopietë në vetëm 40′ minutat e para tëndeshjes, Isco dëshmoi se është njëri nga talentët më të mirë aktualisht në futboll. Gjithashtu kjo ndeshje ishte përballja e tij e fundit kundër Verratit, lojtarit që mund të luajë sonte me fanellën e klubit kundër PSG-së, përcjell Albeu.com.

Isco e turpëroi gjatë gjithë ndeshjes Verratin duke i shkaktuar ndoshta ndeshjen më të tmerrshme të karrierës së tij. Të gjithë presin një tjetër performancë të mirë sonte nga Isco nëse starton apo nëse inkuadrohet në lojë nga stoli./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori