"Ndeshja e jetës", portieri 41-vjeçar ndali Real Madridin dhe vendosi rekord
Mbrëmja e së mërkurës është për t’u harruar për Real Madridin, pasi të besuarit e Zinedine Zidane u eliminuan nga Kupa e Mbretit. Sikur të mos mjaftonte eliminimi që në raundin e 1/16, humbja erdhi dhe ndaj një ekipi që militon në kategorinë e tretë.

Ishin modestët e Alcoyanos, të cilët surprizuan galaktikët duke fituar në shtesë me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Heroi për klubin e vogël spanjoll ishte portieri Jose Juan Figueras, i cili rezultoi vendimtar.

41-vjeçari arriti të bënte plot 10 pritje, gjë që të cilën nuk e kishte bërë asnjë portier tjetër këtë sezon kundër formacionit të Zidane. Spanjolli që ka luajtur vetëm një herë në karrierën e tij në La Liga me Celta Vigo në vitin 2003, mbajti në lojë ekipin e tij me pritjet të cilat eliminuan në fund madrilenët.
Shtuar më 22/01/2021, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori