"Ndeshja e Paqes", Maradona ia dhuron fanellën Muntarit (VIDEO)
Pëlqej
Pjesëmarrës në "Ndeshjen e Paqes", e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin "Olimpico" të Romës, mes shumë yjeve të të tjerë të futbollit ishte edhe mesfushori ganez i Milanit Sulley Muntari.

Në përfundim të ndeshjes, në zonën miks, Muntari u shaq para gazetarëve me fanellën e dhuruar nga Diego Armando Maradona.

"Të luash me Maradonën është një emocion unikal", u shpreh i emocionuar mesfushori kuqezi. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori