Ndeshja e parë në Serie A i takon Udineses
Albeu.com
Udinese i ka fituar pikët e para nga ndeshja e parë e sezonit të ri 2008/2009 në Serie duke shënuar fitore komode kundër Palermos.Në Stadio Friuli u shënua fillimi i sezonit të ri në Kampionatin italian, ndeshje e cila u takoi lojtarëve me fanellat bardhezi nga fillimi deri në fund.

Njeriu i ndeshjes, Antonio di Natale, paralajmëroi një sezon të shkëlqyer duke shënuar dy herë në pjesën e parë (9’ dhe 34’) me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola. Njëherë lojtari i Palermos Bresciano ngushtoi epërsinë (69’) e nikoqirëve, ndërsa në minutën 70 Inler i dha fund shpresave të Palermos duke shënuar rezultatin përfundimtar 3-1.
Shtuar më 31/08/2008, ora 06:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori