Ndeshja e parë në "Air Albania Stadium" nis me gjobë
Mbrëmjen e djeshme u përurua stadiumi i ri kombëtar "Air Albania Stadium".

Kuq e zinjtë u përballën me Francën, në një ndeshje që nuk pati shumë histori.

I pranishëm në stadium ishte edhe presidenti i UEFA-s , Aleksandër Ceferin.

Për këtë aryse nuk mund të mungonte kujdesi maksimal ndaj çdo detaji.

Federata Shqiptare e futbollit nuk shpëtoi dot pa një gjobë gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

Kjo për shkak se në pjesën e dytë, një shishe fluturoi nga kati i dytë i tribunës.

Incidenti ndodhi në momentin kur sulmuesi francez, Oliver Giroud, goditi drejt portës së Etrit Berishës.

Ishte vetë francezi që mori shishen dhe ia tregoi arbitrit kryesor.

Ky i fundit ia komunikoi në kufje delegatit të UEFA-s.

Për këtë incident, Federata Shqiptare e Futbollit pritet të paguajë 30 mijë euro gjobë, shkruan “Telesport”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme u regjistrua edhe incidenti me ujitëset e fushës, të cilat u hapën në drejtim të tifozëve.
Shtuar më 18/11/2019, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori