Ndeshja fillon, por portieri maqedonas nuk është (VIDEO)

Kur Maqedonia dhe Skocia zbresin në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes së vlefshme për Eleminatoret e "Brazil 2014" askush nuk e ve re se Tomislav Pacovski, portieri maqedonas, nuk ndodhet në fushë. Futbollistët nisin normalisht lojën derisa arbitri i ndeshjes ve re se porta e vendasve është bosh.

Më pas Pacovski hyn në fushë pas një vonese të gjatë në dhomat e zhveshjes duke i kërkuar falje arbitrit.

Ndeshja përfundoi 1-2 në favor të Skocisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori