Në prag të ndeshjes mes Juventusit dhe
Sampdorias, Maurizio
Sarri ka folur për mediat në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka dhënë disa sqarime se si mund të jetë formacioni
nesër.
Pas fitores të rëndësishme kundër Udineses, Juventusi kërkon të vazhdojë me fitore për të qëndruar afër Interit ose për ta parakaluar në renditje.
Sarri u pyet rreth formacionit startues për
nesër, dhe se a do të fillojë me
treshen apo jo.
“Treshja? Do të ishte një trident edhe me Douglas Costa gjithashtu. Megjithatë, ende nuk e di, dua të shoh gjendjen e lojtarëve”.
“Unë kam nevojë dhe për të paktën një seancë stërvitore para se të kuptoj se si do t’i qasemi
Sampdorias”,ka thënë
Sarri.
Shtuar më 17/12/2019,
ora 16:54