"Ndeshja me Sevillan e komplikuar, por jam optimist"
Një analizë për ndeshjen me Sevillan në "Ramos Sanchez Pizjuan" dhe polemikat nga negociatat e klubit me Dani Alves. Ishin këto kryefjala në konferencën e sotme për shtyp të teknikut të Barcelonës Luis Enrique.


"Nëse unë do të mendoja njësoj si agjentja e Dani Alves, atëherë ai nuk do të luante asnjë minutë më tepër, por ja që nuk është kështu. Lojtarët e Barcelonës janë profesionistë dhe janë mësuar të jetojnë mes polemikave, ndaj mendoj se kjo situatë nuk do të ndikojë te grupi", u shpreh teknikun asturian.


Me Sevillan, që momentalisht ndodhet në vendin e 5, Enrique është i përgatitur se ekipi i tij nuk do të ketë një përballje të lehtë.

"Sevilla është një nga skuadrat më të forta, siç tregon edhe tabela e klasifikimit. Është një skuadër e komplikuar kur luan në stadiumin e saj dhe ne e dimë se na pret një takim i vështirë. Barazimi nuk është kurrë një rezultat i mirë, por mund të pranohet kur je duke humbur dhe arrin të marrësh 1 pikë. Gjithsesi objektivi ynë është fitorja", vijoi Luis Enrique.


4 pikë përpara Real Madrid në La Liga dhe ndeshja me Paris Saint Germain në Champions League javën tjetër, por tekniku i blaugranave kërkon t’i marrë ndeshjet një nga një.

Sevilla-Barcelona luhet nesër në ora 20:00. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori