Aston Villa ka kërkuar nga
Premierliga që të shtyj ndeshjen e tyre ndaj Evertonit të planifikuar për të
luajtur të dielën, kjo për
arsye të Covid-19.
E gjithë skuadra e parë e
Aston Villas dhe i gjithë stafi janë izoluar që nga java e kaluar për shkak se 9 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me virus.
Edhe ndeshja në FA Cup mes
Aston Villes dhe Liverpoolit u mendua që do të anulohej, mirëpo Dean Smith pati një ide
tjetër duke mbledhur lojtarët e moshave të reja për të
luajtur.
Megjithatë, këtë ndeshje e humbën me rezultat 4-1 dhe u eliminuan. Për
arsye se nuk duan që fati i njëjtë t’i përcjell sërish,
Premierliga ka aprovuar kërkesën e tyre për të shtyrë ndeshjen në një datë
tjetër.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 11:38