Ndeshja ndaj Barcelonës, Alaba: Kundër katalanasve me shumë vetëbesim
David Alaba nuk ka frikë nga Barcelona.

Ylli i Bayern Munich, David Alaba, ka dhënë disa komente para ndeshjes BayernBarcelona.

Mbrojtësi austriak ka bërë të qartë se skuadra bavareze nuk do të ketë frikë nga Barca, përkundër kulitetit të katalanëve.

"Barcelona ka skuadër të mirë, jemi në dijeni për këtë, kanë lojtarë të mirë, por ne duam të dalim kundër kësaj dhe të shkojmë në Portugali me vetbesim", ka thënë Alaba.

"Kemi nevojë për njëri tjetrin, nuk mund të fshihemi", ka shtuar austriaku.

Bayern dhe Barcelona janë përballur disa herë viteve të fundit. Në kohën e MSN, bavarezët e pësonin keq, por së fundmi forma qëndron në favor të tyre.

Mbetet të shihet nëse Bayern do të mund të marrë hakun për eliminimin e fundit.
Shtuar më 09/08/2020, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori