Ndeshja përballë Dortmundit, Conte: Luajmë vetëm për fitore
Ditën e mërkurë, Interi do të luajë përballë Dortmundit në Ligën e Kampionëve, aty ku trepikëshi është e vetmja rrugë për zikaltrit.

Një ndeshje shumë e rëndësishme kjo për të dyja skuadrat, e cila do të përcaktojë shumë për sa i përket kalimin në fazën tjetër.

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë tekniku i Interit, Antonio Conte, i cili e vlerësoi kundërshtarin maksimalisht, por tha se do luajnë vetëm për fitoren.

"Të thuash se kjo ndeshje është si një finale, është e ekzagjeruar. Është një ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre shumë të fortë. Por, është thjesht një ndeshje, finalet vijnë më vonë. Ne duhet të marrim tre pikët kundër çdo skuadre, jo vetëm ndaj Dortmundit. Ne kemi punuar që nga fillimi për këtë, dhe mund të kishim bërë më mirë kundër Slavias, por edhe ndaj Barcelonës", tha fillimisht Conte.

Mungesat? Nuk dua të flas për mungesat e skuadrës sime, apo të kundërshtarit. Ne do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë. Ata janë një skuadër e fortë, të cilët kanë lojtar shumë të mirë.

Janë disa situata që kërkojnë shumë punë në stërvitje, është e pashmangshme që këto të ekzistojnë kur mbërrin një trajner i ri me ide të reja. Por le ta shohim edhe nga një këndvështrim tjetër, pasi në jemi skuadra e dytë që ka shënuar më shumë, pas Atalantës. Lautaro duhet të punojë akoma më shumë, nuk duhet të mendojë se goli është e vetmja gjë e rëndësishme për sulmuesin. Ai më pëlqen shumë kur punon me ekipin.", u shpreh tekniku italian.
Shtuar më 22/10/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori