Ndeshja Spanjë-Shqipëri, 400 forca sigurie në stadium
Federata spanjolle e futbollit ka bërë me dije se për takimin ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë në Alikante nuk do të ketë masa shtesë sigurie.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle do të jenë gjithsej 400 forca sigurie që do të garantojnë mbarëvajtjen e takimit të nesërm.

Policia nacionale, policia lokale, roja civile, kryqi i kuq, mbrojtja civile dhe personeli sanitar do të jenë ata që do të formojnë kordonin e sigurisë për takimin që vlen për kualifikueset e botërorit 2018 shkruan Sportekspress.

Në Spanjë parashikohej që të kishte një shtim të forcave të sigurisë pas trazirave më të fundit në rajonin e Katalonjës, por nuk është parë e arsyeshme që një plan i tillë të vihet në zbatim.
Shtuar më 05/10/2017, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori