Ndeshje e çmendur, Lazio dhe Smapdoria ndahen në paqe (VIDEO)
Pëlqej
Lazio dhe Sampdoria luajtën një ndeshje të çmendur në javën e 15-të të Serisë A, ku fundi ishte tamam për një skenar filmi.

Gjithçka u zhbllokua në minutën e 21-të, nga Fabio Quagliarella. Ekipi i Inzaghit barazoi me Acerbin në minutën e 79', pas një goditje këndi. Miqtë kanë mbetur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Berezinski për një faull taktik.

Nga kjo goditje dënimi ka ardhur edhe penalltia e akorduar nga arbitri i ndeshjes pas ndërhyrjes së VAR. Ciro Immobile është paraqitur te pika e bardhë dhe nuk ka gabuar. Kur mendohej se vendasit kishin siguruar fitoren ka ardhur goli i dytë për miqtë, i shënuar nga Saponara në minutën e 100-të, i cili ka befasuar Strakoshën me një goditje të zgjuar me hark.

Një barazim ky që ka qenë një fitore për Milanin, që mbetet në vendin e katërt me 25 pikë, po aq sa bardhekaltrit, por me një diferencë më të mirë golash, dhe me ndeshjen e nesërme ndaj Torinos.
Shtuar më 08/12/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori