Ndeshje e tille futbolli nuk eshte pare me pare, 50:1
Albeu.com
Ndeshja mes dy ekipeve te futbollit te femrave nga Belgjika perfundoi me nje rezultata rekord. E gjithe kjo ndodhi pasi portierja e njerit ekip ne vend te ndeshjes kishte ikur ne koncert.Sipas lajmit te gazetes Het Laatste Nieuws, portierja e ekipit SK Berlaar ne vend se te ikte ne ndeshje kishte vendosur te ikte ne koncert dhe si rezultat i kesaj ekipi i saj humbi me rezultat 50-1.

Portierja rezerve Charlotte Jacobs deklaroi per gazeten se katastrofa kishte ndoshur per arsye se shoqja e saj kishte ikur ne koncertin e nje pop grupi.
Jacobs vazhdon duke thene ''Pjesa e pare mbaroi 27-0. Vetem ne pjesen e dyte arritem qe te vinim ne vete. Pranuam vetem 23 gola dhe ne fund arritem te shenojme nje gol. Ishin te mire, me ne fund na lejuan te shenonim nje gol''.
Ekipi i KV Mechelen, golin e pare e shenoi ne sekonden e 4-te.
Shtuar më 22/08/2005, ora 18:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori