Ndeshje katastrofike, pritet vendimi për arbitrin kryesor të ndeshjes Juventus - Fiorentina
Paraqitja e Federico La Penna-s mbrëmjen e djeshme duket se nuk ishte në nivelin e duhur. Fiorentina mposhti Juventusin në transfertë me shifrat 0-3, në një ndeshje për tu harruar për bardhezinjtë që mbetën me 10 lojtarë që pjesën e parë të lojës. Por pesha në këtë humbje bie edhe mbi gjyqtarin italian, i cili e dreqosi me Juventusin.

Dy penallti të pretenduara nga "zonja e vjetër" nuk u akorduan prej La Penna-s, që zgjoi nervozizmin e Nedved, i cili u largua nga stadiumi. Gjithashtu arbitri italian kurseu një karton të kuq për Valeron, duke shtuar kështu pakënaqësinë në radhët e bardhezinjve.

Këto gabime nuk janë anashkaluar nga kreu i arbitrave, Nicola Rizzoli, që sipas "Gazzetta.it" mund të vendosë t’i japë pushim Federico La Penna-s. Në Itali kërkojnë t’i japin kthjelltësi këtij të fundit, në mënyrë që në ndeshjet e radhës të jetë më i saktë në ndarjen e drejtësisë./

Shtuar më 23/12/2020, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori