Ndeshje mes "vëllezërish" në Prilep
Trajneri i Maqedonisë, Xhon Troshak ka publikuar listën me 24 futbollistët që do të ketë në dispozicion për miqësoren me Shqipërinë, që do të zhvillohet më 15 nëntor në Prilep.

Ajo që spikat në listën e kundërshtarëve të kuqezinjve është prezenca në skuadër e katër futbollistëve me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Thun-it, Muhamed Demiri, sulmuesin e Lyngb-it në Danimarkë, Bajram Fetai, sulmuesin e Mariborit në Slloveni, Agim Ibrahimi dhe sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani; ky i fundit së bashku me Filip Despotovski të Rabotniçkit janë lojtarët e vetëm nga kampionati maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori