Ndeshje spektakolare, Juventusi fiton nga pika e penalltive ndaj Benficas
Juventus mund Benfican në takimin që sapo përfundoi në "Red Bu;; Arena".

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1 me 1 pas dy golave spektakolarë. Në fillim Grimaldo në minutën e 66' shënoi nga doditja e dënimit për të ardhur në minutën e 84' me super golin e talentit juventin Luca Clemenza.

Nga pika e bardhë e penalltive, bardhezinjtë e Allegrit u treguan më të saktë duke shënuar 4 herë ndaj 2 penalltive të realizuara nga portugezët.

Ky është rezultati i dytë pozitiv radhazi për Juventus pas fitores 2 me 0 me Bayern Munich pak ditë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2018, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori