Ndeshjet e javes se II-te te LPFM
Albeu.com
Renova – Makedonija Gj.P. është ndeshja kryesore e javës së dytë në Ligën e Parë të futbollit vendor. Renova kampionatin e ri e nisi me fitore në fushë të Milanos dhe tani kërkon të mposhtë kampionët në fuqi, të cilët para një jave barazuan 2:2 me Teteksin.Nxitje pritet të dhurojë edhe përballja mes Vardarit dhe Teteksit, ndërsa Slloga J. do të debutojë para fansave të vet, pas rikthimit në elitë.

Skuadrat e futbollit që garojnë në Ligën e Parë të Maqedonisë të dielën do t’i zhvillojnë ndeshjet e javës së dytë. Kryendeshja e javës do të zhvillohet në Tetovë, ku do të takohen dy skuadra që përfaqësuan Maqedoninë në arenën ndërkombëtare. Renova pas fitores së javës së kaluar ndaj Milanos, startoi suksesshëm kampionatin dhe tani kërkon tri pikë kundër skuadrës kampione. Në anën tjetër Makedonija Gj.P. për herë të dytë në një javë do të luajë në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe tani shpreson të jetë më e suksesshme, pasi para 8-të ditëve barazoi 2:2 me Teteksin.
Slloga Jugomagnati pas rikthimit në Ligën e parë, nesër kundër Horizont Turnovës do të debutojë para fansave të vet. Pika e fituar në Manastir motivon më tepër “pëllumbat”, të cilët paralajmërojnë luftë për tre pikë.
Vardari në fushë të vet do të ndeshet me Teteksin. Pobeda në Prilep takohet me Sileksin, ndërsa Metalurgu është vendas i Pelisterit. Ndeshja ndërmjet Milanos dhe Rabotniçkit do të zhvillohet të martën. (alsat)


Dyshet e javës së II-të:

Renova Makedonija Gj.P.
Slloga J Horizont T.
Vardari Teteksi
Pobeda Sileksi
Metalurgu Pelisteri

Të martën :
Milano Rabotniçki
Shtuar më 08/08/2009, ora 20:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori