Ndeshjet e Premier League do të shfaqen falas në TV
Ndeshjet e Premier League pritet të shfaqen falas si pjesë e "Projekti rikthimi", teksa qeveria planifikon që futbolli të rikthehet në mesin e muajit qershor.

Sekretari i Shtetit për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport, Oliver Doëden ka konfirmuar se ndeshjet e ligës angleze do të shfaqen në Sky Sports dhe BT Sports falas.

“Ne jemi duke punuar shumë që të rikthejë futbollin në mesin e muajit qershor”, ka thënë ai për Sky News.

“Ne tashmë kemi sigluara teste të mjaftueshme për coronavirus, mirëpo po punojmë edhe që ndeshjet në Ligën Premiershfaqen falas”.

“Qytetarët nuk kanë nevojë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi ndeshjet do të transmetohen falas për ta”, ka shtuar më tej sekretari.

Në ligën angleze kanë mbetur edhe 92 ndeshje për t’u zhvilluar, gjersa Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u shpallur kampion pas më shumë se 30 vitesh. /
Shtuar më 18/05/2020, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori