Ndeshjet e Premier League do të shfaqen falas në YouTube
Disa nga ndeshjet e Premier League do të shfaqen falas në YouTube kur futbolli të rikthehet.

Pas një propozimi mes klubeve angleze, është marrë vendimi që 92 ndeshjet e mbetura të përfundohen.

Ndeshje që do të shfaqen falas në YouTube do të jenë të përcaktuar nga Sky Sports dhe BT Sports që i kanë të drejtat televizive.

Tifozët nga Premier League kanë kërkuar që të gjitha takimet të jenë pa pagesë, pasi ata nuk do të mund të jenë të pranishëm në stadium.

Liga angleze planifikon që të rikthehet më 12 qershor dhe të mbyllë këtë edicion në fund të muajit korrik.

Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës do të zhvillohen në muajin korrik dhe gusht, e nga shtatori të fillohet me sezonin e ri.
Shtuar më 04/05/2020, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori