Ndeshjet në Champions, Mourinho "shpërthen" ndaj Premier Legue: Nuk i intereson
Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka kritikuar Premier Leaguen për orarin e ndeshjeve para ndeshjeve në Champions League.

Tottenhami do ta vizitojë Villa Parkun në orën 15:00 të dielën për ndeshjen kundër skuadrës së Dean Smith, vetëm tre ditë para ndeshjes kundër klubit gjerman Leipzig në 1/8 e finales së LigësKampionëve.

Për dallim nga Tottenhami, kundërshtari i tyre i ardhshëm në Evropë, Leipzigu, do ta presë në shtëpi Werder Bremenin të shtunën, duke pushuar kështu një ditë më shumë dhe duke mos udhëtuar para ndeshjes së LigësKampionëve.

"Të premten u zhvillua ndeshja mes Leicesterit dhe Wolvesit. Pse? A kanë ata lojë të LigësKampionëve në mesjavë? Jo. As Leicesteri, as Wolves. Wolves luan në Ligën e Evropës të enjten", tha Mourinho, i zemëruar.

"Ne jemi një skuadër në Angli që luan në Ligën e Kampionëve të martën, dhe nuk mendoj që është normale që do të luajmë të dielën e jo të shtunën apo të dielën. Kjo është e vetmja gjë që dua ta them – atyre s’u intereson".

"Ata [autoritetet përgjegjëse në Premierligë] vetëm bëjnë çfarëdo që duan dhe nuk u intereson se sa shumë e dëmtojnë një skuadër angleze. Në këtë rast ne po dëmtohemi sepse do të luajmë të dielën, kur shumë lehtë mund të kishim luajtur të premten ose të shtunën".
Shtuar më 15/02/2020, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori