Ndeshjet pa tifozë, Lampard pret rënie të kualitetit
Trajneri anglez, i cili aktualisht është në krye të stolit të Chelsea, Lampard, beson se mungesa e tifozëve do të bëjë që niveli i futbollit të ketë rënie.

Tifozët janë ata që bëjnë Premierligën ligën më të mirë në botë sipas Lampard, dhe mungesa e shtysës nga ta do të bëjë të ketë futboll më të dobët.

"Ka gjëra që qartë do të ndikohen, ndoshta nuk do të kemi nivelin çafre jemi mësuar të kemi me tifozët, sepse pikërisht ata e bëjnë Premierligën më të mirën në botë, sepse tifozët tanë na shtyjnë përpara dhe kjo është pse ndeshjet vendase kanë avantazhin dhe janë të rëndësishme", ka thënë Lampard.

"Sigurisht, është futboll. Do të ketë gjëra ndryshe dhe duhet t’iu flas lojtarëve për atë. Por, kur janë tri pikë, dhe kur luan për skuadrën, fokusi do të jetë aty", shtoi anglezi.

Frank Lampard do të synojë që me skuadrën e tij ta mbyll sezonin në top katërshe, për të garuar në Ligën e Kampionëve edhe sezonin tjetër.
Shtuar më 23/05/2020, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori