Ndeshjet për 'Euro 2020' dhurojnë spektakël dhe emocione, një kombëtare siguron kualifikimin
Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian "Euro 2020", në mbrëmjen e sontme u zhvilluan gjithsej dhjetë ndeshje, të cilat dhuruan emocione dhe spektakël.

grupin C, Bjellorusia barazoi pa gola me Estonin, kurse Holanda fitoi 3:1 ndaj Irlandës së Veriut, shkruan Zëri.info.

Të parët në epërsi kaluan irlandezët përmes Magennis ('75), por gjashtë minuta më vonë Depay barazoi për 1:1 dhe për barazimin e 'Tulipanëve'.

Me këtë fitore, Holanda ngritet në vendin e dytë me 12 pikë, kurse irlandezët bien në vendin e tretë me po aq pikë.


Tutje, në grupin E, Kroacia ka regjistruar fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj Hungarisë, kurse Sllovakia ka barazuar 1:1 me Uellsin.

Luka Modric dhe dy golat e Bruno Petkovic ia dhuruan fitoren kroatëve të Zlatko Dalic.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Kroacia ngritet në vendin e parë me 13 pikë, kurse vendin e dytë vazhdon ta mbajë Sllovakia me dhjetë pikë.

Ndërkaq, në grupin G u zhvilluan gjithsej tri ndeshje, ku u veçua fitorja e Maqedonisë së Veriut 2:0 kundër Sllovenisë.

Fitore shënuan edhe Polonia dhe Austria, që mposhtën Lituaninë 3:0, respektivisht Izrealin me rezultat 3:1.

Grupin G vazhdon ta udhëheq Polonia me 16 pikë, e ndjekur nga Austria me vetëm 13 pikë.

Ndërkaq, në grupin I, Belgjika me fitoren 9:0 ndaj San Marinos arriti që edhe zyrtarisht ta sigurojë biletën për në 'Euro 2020'.

Në këtë grup, fitore shënoi edhe Qipro 2:1 ndaj Kazakistanit, kurse Russia mposhti 4:0 Skocinë.

Belgjika e drejton grupin I me 21 pikë, kurse ndiqet nga Rusia me 18 sosh.
Shtuar më 10/10/2019, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori