Ndëshkohet me karton të kuq, lojtari fik dritat e stadiumit duke ndërprerë ndeshjen
Stadiumi DN Fire mbeti në errësirë, kur Julius Muraga e preku një prizë në zhveshtore.

Futbollisti Julius Muraga e detyroi gjyqtarin ta ndalonte ndeshjen, pasi e kishte ndëshkuar atë me karton të kuq. Në zhveshtore, Muraga ia kishte fikur dritat e stadiumit dhe asnjëri ekip s’mund ta gjente topin.

Muraga kishte qenë duke luajtur si mysafir në ndeshjen Cheltenham Saracens – Kidlington Developtment, ku u ndëhskua me karton të kuq në minutën e 73-të.

Vetëm disa sekonda më vonë, stadiumi DN Fire mbeti në errësirë të plotë, pasi që Muraga e preku një prizë në zhveshtore dhe të gjitha dritat u fikën.

Megjithatë, Muraga ka mohuar ta ketë bërë këtë gjë qëllimisht, duke thënë: "Mendova se vetëm po e lëshoja dushin".
Ndeshja u ndal për pesë minuta, ndërsa pastaj Saracend i shënuan dy gola afër fundit të ndeshjes, të cilët e fituan me rezultat 3:1 të shtunën.

Edhe drejtori ekzekutiv i Kidlington Development, Nick Duval, insistoi se veprimi i Muragas nuk kishte qenë i qëllimshëm.

"Ishte një gabim i sinqertë. Julius nuk e ka asnjë pikë ligësie në trupin e tij. Ai është një djalosh i mrekullueshëm. Është thjesht e çuditshme që ata t’i vendosin prizat e dritave në zhveshtoren e mysafirëve", ka thënë Duval. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2019, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori