“Ndiej neveri për kombëtaren e Spanjës”
Pëlqej
spanja00
Ish-lojtari i Barcelonës, Oleguer Presas ka dhënë një intervistë interesante për “Panenka” ku ka bërë publike ndjenjat e tij në lidhje me kombëtaren e Spanjës. Kujtojmë që ish mbrojtësi luajti për 8 vite me Barcelonën, por asnjëherë nuk arriti të lunate me kombëtaren.

Nuk do ti bashkohesha një kombëtareje që nuk më përfaqëson mua në asnjë aspect. Përkundrazi, më bën të ndiej neveri për atë që përfaqëson. Biseda me Luis Aragones ishte shumë e hapur, e sinqertë dhe e qetë. Nuk mund të ndihesha rehat atje, por përveç kësaj nuk më interesonte. Nuk kam parë apo ndjekur një Kampionat Europian ose një Kupë Bote, kjo nuk do të thotë asgjë për mua.

Duke qenë në qendër të gjithçkaje, disa më shihnin si një ikonë për atë çfarë thashë dhe disa të tjerë më urrenin. Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për këtë”, tha ish-lojtari i Barcelonës. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2018, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori