Ndihem krenar kur më krahasojnë me Zidanin
Sulmuesi i PSG, argjentinasi Havier Pastore, pas fitores se skuadrës së tij ndaj ekipit të Lyonit me rezultatin 2:0, ka thënë se është krenarkrahasohet me legjendën franceze Zinedin Zidanin.

Pastore, ishte figura kryesore e PSG në fitoren ndaj Lyonit, ndërkohë që tashmë ai në tokën franceze ka nisur të krahasohet me legjendën e futbollit francez, Zidanin.

"Unë jam krenar që krahasohem me Zidanin që ishte dhe do të mbetet një lojtar i madh. Krahasimi më të është një nder i madh për mua".

"Por unë nuk jam lojtari i mirë siç ishte ai dhe për mua ai është më i miri në botë", ka thënë argjentinasi, i cili gjatë kësaj vere kaloj nga Palermo e Italisë tek PSG. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori